Mos ki frike njeriun


Mos ki frike njeriun
Edhe pse eshte i afte
Te te vjedhe gezimin
Reputacionin, nderin,
Te t’privoje dashurine
nxtijen, inkurajimin
E balte te te hedhe

Continue reading

Posted in Poezi, Reflektime | Tagged , , , | Leave a comment

Me pelqen Nata


Me pelqen nata,

kur te gjithe kane fjetur

e asgje me nuk pipetin

vec makinave ne rruge

e ndonje qen lagje

qe nuk pelqen qetesine

Continue reading

Posted in Poezi | Tagged , , , , , , | Leave a comment

#MH17- Fluturimi i fundit 777


Nje ore e copetuar, nje majmun kukull, canta, pashaporta, rroba, vizatime femijesh, valixhe dhe copa te avionit mes shkrumbit dhe hirit. Keto jane cfare lane pas pasagjeret e fluturimit MH17, te cilet ishin nga kombesi te ndryshme: hollandeze, malajziane, indoneziane, angleze, gjermane, kanadeze, nga Hong Kong, etj Disa vetem, disa me familje, disa me kolege pune. Dikush per pushime, ndonje tjeter per biznes, disa per nje konference te rendesishme. Asnje nuk eshte me, vec kujtimit te tyre. Profilet e tyre ne rrjetet sociale jane mbushur me mesazhe te miqve dhe familjareve te tronditur, te cilet jane ende te shokuar dhe e kane te pamundur te pranojne se kjo tragjedi eshte e vertete. Continue reading

Posted in Reflektime | Tagged , , , | Leave a comment

Kenga e shtegtimit


Po shkoj
Dhe ndihem si nje hajdut,
te cilin s’e vune re kur erdhi
Dhe askush kur kur iku,
E plackitura jam une

Po shkoj
Si nje ere,
Qe ia urryen feshferimen
Ia perfolen
Dhe freskine,
Se u ndjene te bezdisur.

Continue reading

Posted in Poezi | Tagged , , | Leave a comment

Bihter, kjo dashuri e ndaluar


BihterAjo e ka emrin Bihter, bija e dyte e Firdevsit, nje grua e paqendrueshme qe ka humbur pasurine dhe te shoqin, dhe qe ne perpelitje per te ruajtur stilin  e meparshem te jetes, eshte kapur fort pas te bijes. I shoqi i Bihterit, Adnani, eshte nje zotni i ve, i pasur dhe i sukseshem, qe gezon respekt ne qarqet e biznesmeneve. Eshte nje burre bujar dhe fisnik, i permbajtur por do te thosha i verber dhe disi naiv per te pare rreziqet qe i kanosen marteses se tij te dyte. Ai di te jete i mire me te gjithe, te ndihmoje te gjithe, te ruaje balancat me te gjithe, pervecse me gruan e tij shume vite me te re se ai. Te gjithe e kane nje vend ne ate shtepi te madhe qe ka mbledhur shume njerez, vetem ajo duket qe nuk ka vendin qe i takon te kete. Continue reading

Posted in Reflektime | Tagged , , , , | Leave a comment

Ata


Ka nje kohe per te folur e nje kohe per te heshtur. Nje kohe kur ndihesh perplot me mendime dhe ide, te cilat do qe t’i ndash me te gjithe, e nje kohe kermilliane- kur ato qe ndjen do qe t’i bluash  perbrenda, packa se mund te jene te renda, ke frike se nese ti mezi i mban, kush tjeter do te ishte i gatshem te te degjonte tamam dhe te mbante rendesen tende.

Jetojme ne nje kohe Continue reading

Posted in Reflektime | Leave a comment

Cfare te bejme me gruan?


ataturk-airportAto te mbuluara, disa koke e kembe, disa krejt zi e disa me ngjyra, disa moderne, disa te thjeshta, disa me lule apo tantelle, disa me piercing ne hunde, disa me Iphone apo Samsung Galaxy. Mes tyre une dhe ndonje tjeter si une, pa perce, pa shami, pa tantella a lule, pa florinj neper veshe e hunde, pa qeska Dubai. Aty ne rresht ndersa kalonim neper labirintin qe con tek kontrolli i pashaportave, nuk e di sa here u shkembyem. Sa here me pane e sa here i pashe. Burrat e tyre ecnin para, ato ndiqnin prapa ne heshtje. Ne te dy ecnim perkrah e here ai Continue reading

Posted in Reflektime | Tagged , , , , , , | Leave a comment