Mos i lesho lotet


Mos i lesho lotet
sepse thone se ato jane per te dobetit
Ndjeshmeria virtyt nuk eshte
as te ngre lart
por mblidhu, shtrengoju, lidhi fort
ato lote pas grykes
si nje top a lemsh a gjyle
packa se te terheq poshte
mos e ler te dale jashte
Lotet s’jane per ty
Ato jane per te dobtit

Mbaje veten, qendro si nje gur a shkemb
Si perde vare forcen e shtirur
E mos ler askend te te shoh brenda
Se lotet jane per te dobetit
E ne kete bote per ta s’ka vend
Packa se i dobet je
bej sikur je i forte
e kenaqu me veten
e forcen e shtire.

Por Jezusi qau
Ai qe fashiti stuhine qau
Ai qe qortoi demonet qau
Ai qe sheroi cdo lengate qau
Ai qe duroi kamzhike e kryq qau
Ai qe mundi vdekjen qau
Ai qau dhe nuk pati turp
As nevoje te shpjegohej per lotet e tij

I leshoi lotet se nuk ishte prej kesaj bote
Dhe nuk kishte frike nga cfare mendon njeriu
Nuk kish nevoje te dukej i forte a trim
Ai ishte!
I perballur me dhimbjen njerezore qau
dhe njekohesisht shfaqi fuqine.

Advertisements
This entry was posted in Poezi and tagged , , , , , , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s