Melina


Makina u nis. Porta u mbyll. Melina doli nga dhoma ne verande, por pa e nxjerre koken te na shihte tek iknim. Zemra me rendoi sepse e pashe teksa niseshim tek u fut me shpejtesi ne dhome, dhe mendova se ajo e kishte te veshtire te na shihte tek iknim. Gjithe ato dite kishte qene me ne, ne det, ne makine, ne shezlong, ne tavoline. “Eshte interesante- ne gjithmone kemi me vete 4 femije”- i kisha thene tim shoqi. Melina kishte ardhur ne nje dite me ne, me gjysherit e saj, per te kaluar disa dite prane detit. Nje femije i embel, e dashur, me floke kacurrela, shikim te mprehte, e shkathet dhe me humor, qe u miqesua aq shpejt e natyrshem me femijet tane dhe Lilin, qenin tone. Tani ishte atje, fshehur disi pas perdes qe ndante dy verandat, ndersa makina linte pas oborrin dhe porta e madhe u mbyll. Dicka m’u trazua ne shpirt. Mendova se do te merzitej vetem pa femijet ose, e ngushellova shpejt veten, do te pershtatej shpejt e do te gjente shoqe tjeter aty ne plazh. Nje kilometer me poshte ndaluam tek dyqani i fshatit per te bere pazarin e fundit- ndonje gje te vogel per rruge. Femijet kishin qejf te shkonim here pas here e te blenim akullore. E lame pas dhe dyqanin dhe atehere nuk i mbajta dot lotet. As vete nuk e kuptova c’pata, por dukej sikur nje lemsh dhimbjeje me ishte mbledhur perbrenda ato ditet e fundit ndersa ndaja nje oborr me ate familje te thjeshte tiranase. Isha prekur thelle ne zemer teksa shihja gjyshen e Melines cdo dite.  E thjeshte, punetore, e papertuar, nuk e degjova asnjehere duke u ankuar apo duke ngritur zerin, por cdo dite me perkushtim gatuante mengjeset, drekat, darkat dhe therriste familjen rreth tryezes; ecte ne kembe per  gati 1 km deri tek dyqani i fshatit per te bere pazar dhe kthehej e gezuar qe kishte sjelle gjera te mira per familjen e saj. Nuk ishte e veshtire te kuptoje se per te si per qindra gjyshe, nena e gra te tjera shqiptare, te sherbyerit me sakrifice ishte nje forme e dashurise se saj sublime per familjen. Nje dite me pare me kishte treguar per te motren, se si ishte larguar nga kjo jete krejt papritur dhe boshllekun e dhimbjen e madhe qe kishte lene ne zemren e saj. Lotet e saj dhe fjalet per dashurine e cmuar te nje motre me mbeten ne mendje. Ne folem me gjate ate dite, biseda zemre per halle e brenga e gjera qe sic thoshte ajo i kishte ne dore vetem Zoti. Ajo me kujtoi gjithe ato familje te tjera shqiptare, te thjeshta, me mundesi te kufizuara ekonomike, te pervuajtura nga pamundesite si semundjet, humbjet e te afermeve, mospatja e femijeve etj dhe ato nena e gra punetore e te thjeshta si nena ime, qe sherbejne me vetemohim dhe gjejne gezim ndersa derdhin jeten tek familjet e tyre. Ajo pa dashur dhe ne menyre te pavetedijshme me kishte frymezuar dhe ndikuar per t’u cuar mengjeseve me gezim, per te gatuar ato gjerat e mira per familjen, per t’i thirrur rreth tryezes, per te shkuar tek bahcja e komshise pak me tutje per te blere domate te fresketa apo fasule etj. Edhe pse s’me njihte ajo disi la trashegimine e saj tek une, trashegimine e nenave te palodhura dhe te dhembshura shqiptare. Une i fshiva lotet dhe fillova te lutem, qe Zoti te bekonte ate dhe familjen e saj dhe qe ne menyre te mrekullueshme te sillte ato gjera per te cilat i shpresonte dhe i priste me syte vetem prej Tij. Zemren ma kaploi nje paqe e thelle dhe gezimi i kthimit ne shtepi.

Advertisements
This entry was posted in Ditar, Reflektime and tagged , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s