Te perballesh me frikerat


Une nuk e mbaj veten per njeri frikacak, duke qene se e panjohura me grish; fillimet e reja me nxisin dhe aktivizojne. E megjithate une jam nje njeri perplot me frikera. Eshte nje frike qe duket se nuk me shqitet kurre, frika per me te dashurit e mi, e cila ndonjehere me vjedh momente qe nuk duhet t’i humbas. Ndersa kam qene duke lexuar “Running Scared”/ “Te ia mbathesh nga frika” nga Ed Weltch, kam mesuar se sa e rendesishme eshte qe te mos arratisemi nga frikerat, por t’i degjojme ato. Frikerat tona kane mesazhe te rendesishme per ne. Ato na tregojne se cfare vleresojme ne jete, cfare eshte e shtrenjte per ne, cfare adhurojme, cfare nuk duam ta humbasim.

Nuk e di nese ishte titulli i librit apo dicka tjeter qe zgjodha ate mbi dhjetera te tjere ne lexuesin tim elektronik. Megjithate qe ne faqet e para u ndjeva sikur ne duar me kishte rene nje thesar. Ishte nje liber qe dallonte: i pasfumuar, jo i mendimit pozitiv edhe pse percjell shume shprese e pozitivitet, jo i perendishmerise ne dukje dhe te shtire. NJe liber me kembe ne toke, te cilin po e lexoja permbi re. Dhe ja ku kisha arritur ne tekst, piken ku pa ditur do te perballesha me friken me te madhe te cilen po perpiqesha ta shuaja dhe ta injoroja: frika nga aksidentet ajrore. Brenda meje instiktivisht u zgjua frika dhe deshira per te ia mbathur nga ai tekst, nga ajo faqe. Sepse nuk doja qe te lexoja per ate frike aty ne avion. Do kishte qene ndryshe po ta lexoja ate faqe kur isha ne shtepi, ulur ne divan me nje filxhan kafeje a caji ne dore, me femijet rrotull per te cilet mund te kujdesesha thjesht duke u hedhur nje sy here pas here, por jo aty siper mbi re e ata mijera km poshte ne toke. Ne nje fluturim te meparshem nje femije ngjitur meje me kishte pyetur:” teta te ka ndodhur ndonjehere qe te udhetosh me avion dhe te bjere avioni ne det?” Dhe une sikur te me kishte pickuar ndonje blete iu pergjigja: “Jo te keqen teta dhe uroj te mos na ndodhe sot” “Po pse- vazhdoi ai- s’ka problem se ja vijne ata te skuadres se shpetimit me helikopter dhe na nxjerrin” “Ti ke pare shume filma”- e mbylla me te qeshur ndersa perbrenda fillova te lutem qe asgje e keqe nuk do te na ndodhte. Une doja te shikoja prape femijet e mi.
Dhe ja ku isha prape, duke u perballur me te njejten frike por kesaj radhe nuk ishte nje femije qe po me pyeste, por libri qe kisha zgjedhur vete ta lexoja per te kaluar kohen aty mbi re!
Brenda meje u zgjua instikivisht nje ndjenje te ikuri me te katra nga ai pasazh, nga ajo faqe. Megjithate nuk ia mbatha, por vendosa te vazhdoj leximin. Me dukej sikur aty po lexoja mendimet e thella te zemres te cilat kam frike t’i them me ze, t’i njoh, t’i pranoj. Cfare do te ndodhte nese avioni do te rrezohej? Cfare do te ndodhte me femijet tane? Si do te rriteshin? Si do te ndryshonte jeta e tyre? Si do te perballonin humbjen tone? Si.. O Zot, nuk dua te mendoj me tutje, kam frike te shkoj me tutje me po sikur-at e mia. Brenda meje tradita me thoshte: A nuk themi ne shqiptaret te mos mendojme te keqen, se e ndjellim ate? Megjithate e sforcova veten per te vazhduar me te gjithe sikur-at e mia, deri sa zemra ime te dorezohej plotesisht tek Perendia duke besuar se Ai do te kujdesej per ta, ashtu sic kujdesej cdo dite. Dhe nje paqe e thelle me mbushi. E kalova pjesen e mbetur te udhetimit duke lexuar dhe duke u kenaqur me horizontin mbi re, duke pritur tashme jo me padurim por e qete kohen e uljes ne toke.

Disa nga frikerat e mia me kane treguar se ne ato momente kam zgjedhur te banoj ne te ardhmen dhe jo ne te tashmen. Ndersa vendos te mos ia mbath prej tyre, apo te pretendoj se jam shume shpirterore dhe nuk kam asnje frike, ndersa i degjoj frikerat e mia, ato me ndihmojne te kuptoj me mire zemren time dhe te rihedh spirancen aty ku duhet: tek Krishti, si autori dhe shperblenjesi i besimit tim, si Ai qe me mban dhe do te me mbaje sot dhe perjete; si Ai qe ka ditet e mia ne duart e tij te dashura. Nese Perendia nuk kurseu Krishtin per mua, cfare do te me kurseje? Nese nuk do te ishte i afte te kujdesej per ne, a do te na thoshte qe te mos shqetesoheshim per te nesermen (e ardhmja) sepse ajo kujdesej vete per veten? Nese nuk do te ishte besnik, do te kisha gjithe te drejten te kisha frike, por ngase gjurmet e besnikerise se Tij jane me shumice ne jeten time, kjo me jep lirine te gezoj sot dhe te fle ne paqe pa u merakosur per cdo te ndodhe neser.

Une e di qe betejat me frikerat nuk fitohen njehere e pergjithmone, por eshte nje beteje besimi ditat dites kur ato shfaqen. Nuk e di se cilat jane frikerat e tua dhe cfare ta merr gjumin, megjithate cfare do qofshin ato, ballafaqoji. Sepse eshte ne kete ballafaqim qe perjetojme dhe lirine me te madhe prej tyre.

Ballafaqimi me frikerat ne fund te fundit eshte nje akt adhurimi, ku ne shfuqizojme ato gjera te cilat gabimisht i veshim me fuqi qofshin keto e ardhmja apo njerez te caktuar, te cilet mendojme se kane jeten apo lumturine tone ne duar, dhe pranojme para vetes se pari se kush e ka fuqine dhe autoritetin suprem mbi jeten tone dhe kush meriton te kete plotesisht besimin tone: Perendia. Vetem atehere frikerat sherbejne si mjete per t’u bere njerez te besimit.

Advertisements
This entry was posted in Reflektime and tagged , , , , , , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s