www.shigjete.com


Miq te dashur, sot kam “levizur shtepine” 🙂 nga wordpress.com tek http://www.shigjete.com. Per momentin kam bere vetem eksportimin e krejt blogut ne domainin e ri, dhe jam ende duke punuar me faqen. Nese keni sugjerime me shkruani 🙂

Degjohemi nga “shtepia” e re 🙂

Advertisements
Posted in Reflektime | Leave a comment

Mos i lesho lotet


Mos i lesho lotet
sepse thone se ato jane per te dobetit
Ndjeshmeria virtyt nuk eshte
as te ngre lart
por mblidhu, shtrengoju, lidhi fort
ato lote pas grykes
si nje top a lemsh a gjyle
packa se te terheq poshte
mos e ler te dale jashte
Lotet s’jane per ty
Ato jane per te dobtit

Continue reading

Posted in Poezi | Tagged , , , , , , , , | Leave a comment

What-A-Melon Cake!


Nje ide fantastike per ta provuar me femijet tani ne vere. Faleminderit Ledia 🙂

Posted in Reflektime | 2 Comments

Melina


Makina u nis. Porta u mbyll. Melina doli nga dhoma ne verande, por pa e nxjerre koken te na shihte tek iknim. Zemra me rendoi sepse e pashe teksa niseshim tek u fut me shpejtesi ne dhome, dhe mendova se ajo e kishte te veshtire te na shihte tek iknim. Gjithe ato dite kishte qene me ne, ne det, ne makine, ne shezlong, ne tavoline. “Eshte interesante- ne gjithmone kemi me vete 4 femije”- i kisha thene tim shoqi. Melina kishte ardhur ne nje dite me ne, me gjysherit e saj, per te kaluar disa dite prane detit. Nje femije i embel, e dashur, me floke kacurrela, shikim te mprehte, e shkathet dhe me humor, qe u miqesua aq shpejt e natyrshem me femijet tane dhe Lilin, qenin tone. Tani ishte atje, fshehur disi pas perdes qe ndante dy verandat, ndersa makina linte pas oborrin dhe porta e madhe u mbyll. Dicka m’u trazua ne shpirt. Continue reading

Posted in Ditar, Reflektime | Tagged , , , | Leave a comment

Pushime pa Facebook


TalePa Facebook, me familjen, ne nje plazh te qete e jo popullor te cilit kur ia them emrin me pyesin dy ose tre here te tjera per ta qartesuar. Ne nje shtepi te thjeshte tipike fshati, me avlli, oborr a bahce, rrethuar me hardhi e rrush qe ende nuk eshte pjekur, me 3 plepa feshferimat e te cileve i benin mengjeset e mbremjet me te fresketa e paqtuese, dhe nje cezem qe sjell ujin e fresket te burimit dhe qe une here pas here i referohem si pusi. Continue reading

Posted in Reflektime | Tagged , , , , , , , | 2 Comments

Te perballesh me frikerat


Une nuk e mbaj veten per njeri frikacak, duke qene se e panjohura me grish; fillimet e reja me nxisin dhe aktivizojne. E megjithate une jam nje njeri perplot me frikera. Eshte nje frike qe duket se nuk me shqitet kurre, frika per me te dashurit e mi, e cila ndonjehere me vjedh momente qe nuk duhet t’i humbas. Ndersa kam qene duke lexuar “Running Scared”/ “Te ia mbathesh nga frika” nga Ed Weltch, kam mesuar se sa e rendesishme eshte qe te mos arratisemi nga frikerat, por t’i degjojme ato. Frikerat tona kane mesazhe te rendesishme per ne. Ato na tregojne se cfare vleresojme ne jete, cfare eshte e shtrenjte per ne, cfare adhurojme, cfare nuk duam ta humbasim.
Continue reading

Posted in Reflektime | Tagged , , , , , , , , | Leave a comment

Ninulle


Flini te emblit e mi

Ne paqe, pa frike

Se  nuk ka kucedra

As aliene, as perbindesha

Te fshehur n’ erresire

Nata eshte e mire

Continue reading

Posted in Poezi | Tagged , , , , , , | Leave a comment